2 Farm rrëfejnë emocionet në prapaskenën e Fest 64: Pesha është e madhe

Kulturë | 11 muaj më parë

Grupi 2 Farm ka ndarë emocionet e tyre në prapaskenën e Festivalit të Këngës 64, duke folur për ndjesitë dhe peshën emocionale që sjell dalja në skenën e këtij festivali. Kënga e tyre titullohet “Valle mbi hi”, e cila i përket zhanrit Alternativë.

Kastro u shpreh se emocionet mbeten po aq të forta, pavarësisht viteve të shumta në skenë.

“Ndjeva zjarr të brendshëm. Janë bërë gati 30 vjet që dal në këtë skenë, por emocionet mbeten të njëjta. Pesha është e madhe. Ne si grup jemi djajt dhe engjëjt e njëri-tjetrit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Redi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përtej anëtarëve të grupit. “Përveç grupit tonë, ne jemi edhe një grup tjetër më i madh, bashkë me koreografët”, u shpreh ai.

Ndërsa Reni shtoi se “Je aq shumë brenda rolit, sa nuk ekziston asgjë tjetër përveç skenës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme