2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj, arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara

Shqipëria numëron aktualisht rreth 22 mijë terminale POS. Vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale të reja.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rreth 99% të kësaj shifre totale e përbëjnë terminalet EFTPOS, të cilat përdoren gjerësisht nga bizneset kur qytetarët kryejnë pagesën e blerjeve apo të shërbimeve përmes një karte krediti apo debiti.
Për sa i takon numrit të transaksioneve të kryera, gati 1.6 milionë është numri i pagesave të kryera me karta në terminalet POS dhe vetëm 19 tërheqje parash gjatë muajit qershor. Ndërkohë, përafërsisht 34 mijë transaksione janë kryer për mbushjen, rimbushjen ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike dhe 74 mijë janë pagesa me para elektronike. Në gjysmën e parë të vitit, janë kryer 8.8 milionë pagesa me kartë në terminalet POS.
Ndërkaq 68 milionë lekë ka arritur vlera totale e pagesave të realizuara përmes terminaleve POS në qershor, ndërsa 369 milionë lekë është shuma e përgjithshme në fund të gjashtëmujorit të parë.
Shtimi i këtyre terminaleve përkthehet në një përdorim më të madh të kartave bankare nga qytetarët, duke kontribuar ndër të tjera edhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi.
Sipas SCAN TV
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




