21 Janari/ Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për Berishën, Bashën dhe Prendin

Politikë | 4 vite më parë

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dorëzuar në SPAK kallëzimin e ri për 21 janarin. Nën akuzën për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim detyre” ministri kërkon ndjekje penale për Sali Berishën, në cilësinë e ish-kryeministrit,  Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi, si ish- komandat i Gardës.

Ministri i Drejtësisë, ka bërë thirrje SPAK, të hetojë vrasjet e 21 Janarit pasi sipas tij janë vrasje të pastra shtetërore dhe nuk mund të trajtohen si vrasje të thjeshta. 

12 vite më parë, gjatë protestës së opozitës, asokohe Partia Socialiste, u vranë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Veizit, Myrtajt dhe Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia, ndërsa u dënua ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite. Ende pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës, pasi nuk është mundur të faktohet se nga cila armë është qëlluar predha që i mori jetën atij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme