217 punonjës informalë në Korçë, numri më i lartë ai i hoteleri-turizëm

217 punonjës informalë të padeklaruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë konstatuar gjatë vitit 2023, nga inspektimet e kryera prej Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Korçë.
Rina Pëllumbi, përgjegjëse e sektorit të Inspektimeve bën me dije se ky numër ka shënuar rritje nga një vit më parë ndërsa sektori ku është hasur numri më i lartë i punonjësve informalë është ai i hoteleri-turizëm.
Në muajin e parë të këtij viti janë kryer 54 inspektime. Edhe numri i tyre ka shënuar rritje në mënyrë që të respektohen kushtet dhe rregullat e punës dhe të minimizohet puna informale
Gjatë vitit që lamë pas, ky inspektoriat ka vendosur 74 masa paralajmëruese dhe 8 gjoba në vlerën e 580 mijë lekëve.
Numri më i lartë i inspektimeve ka qenë kryesisht në sektorët tregëti, bar-restorante, ndërmarrjet prodhuese dhe ndërtim ndërsa janë marrë dhe fushata sensibilizuese me aktorët që përfshihen në këtë procesin e punësimit.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




