2,5 milionë lekë u disbursuan për 166 fermerë fitues në një javë

Në total deri tani janë disbursuar mbi 1 miliard lekë për 5 278 fermerë, në 12 qarqe të vendit për 7 masat e mbështetjes
Mbi 1 miliard lekë pagesa të kryera deri tani nga Skema Kombëtare e mbështetjes për Bujqësinë, janë dhënë për 5 278 fermerët përfitues në 12 qarqet e vendit.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, po ecet me shpejtësi në disbursimin e fondeve të Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi dhe blegtori.
2,5 milionë lekë u disbursuan për 166 fermerë fitues në një javë. Ndërkohë që 1 093 150 850 lekë janë disbursuar deri me 6 nëntor për 5 278 fermerët e tjerë fitues në të 7 masat e mbështetjes që adreson Skema Kombëtare 2020. (ATSH)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




