28 iPhone, 10.000 pjesë të trupit e 200 shkrepje në sekond, pozicioni

Këtë sezon në Premier League pritet që diskutimet mbi pozicionin jashtë loje të mos kenë më vend.
Skuadra e ekspertëve, të cilët punojnë për “GeniusIQ”, mendojnë se falë risive që do të futen në punë këtë sezon secili vendim i “VAR”-it do të shkurtohet me rreth 30 sekonda. Pra tifozëve u duhet që të presin 30 sekonda më pak këtë vit për vendimin e dhomës së “VAR”.
Sipas tyre falë teknologjisë së re specialistët e “VAR” do të kenë mundësi që të shikojnë 10.000 mijë pjesë të trupit të secilit lojtar dhe për këtë motiv edhe vendimi do të jetë më i shpejtë dhe nuk do të jetë i kontestueshëm.
“Genius Sports” ka bërë me dije se si fillim do të ketë mundësi që të ngurtësojë 100 shkrepje për sekond edhe pse kapaciteti i plotë është 200.
Ky sistem mund të konsiderohet risi në futboll, por në sporte të tjerë është implementuar prej vitesh. Në NBA amerikan falë kësaj teknologjie janë shuar debatet me arbitrat prej vitit 2018.
Si funksionon:
- 28 iPhone pozicionohen në stadium në mënyrë për të fotografuar lojtarët në ç’do kënd.
- Kamerat i lejojnë “GeniusIQ” që të ngurtësojnë deri në 10,000 pozicione të një futbollisti.
- Inteligjenca Artificiale kthen imazhet në animacion dhe teregon brenda pak sekondash nëse kemi të bëjmë ose jo me pozicion jashtë loje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




