3 orë në Prokurori, Meta: SPAK parti e Ramës, më pyetën si kundërshtar i narkoregjimit

Politikë | 2 vite më parë

Mbi 3 orë në SPAK ka qëndruar Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, të cilët kanë nisur hetim ndaj tij për 3 çështje, lobimin me para ruse, hetim pasuror dhe për çështjen CEZ-DIA.

Me një sjellje ndryshe nga sa u fut në SPAK, ku ironizoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pas 3 orëve Meta u shfaq tepër i tensionuar, ndërsa për mediat nuk dha detaje se për çfarë u pyet por hodhi vetëm akuza ndaj SPAK.

Meta tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit, ndërsa akuzoi SPAK se është kthyer në parti të Ramës.

“Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisje të Edi Ramës. Unë jam pyetur për 3 orë kot më kot në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit. Dum Dumani në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani”, tha Mata.

Një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se u mor në pyetje për 5 orë nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Kryemadhi tha se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike për të cilat pretendohet se ajo ka kryer janë vendosur në një çështje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme