31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla thirrje të rinjve: Bashkojuni PS, e vetmja parti pranë njerëzve në nevojë

Forumi i FRESSH feston këtë të diel 31-vjetorin e themelimit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga Apollonia në Fier ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen Partisë Socialiste, si e vetmja parti politike që është sa më pranë njerëzve në nevojë. Balla uroi të rinjtë duke i ftuar të jenë më aktiv në shoqëri.
“Edhe pse FRESSH bën 31 vjeç, i ri mbetet gjithmonë dhe marr shkas të falenderoj të gjthë të rinjtë e të reja të qarkut të Fierit pasi kanë qenë dhe mbeten, forca dhe fuqia e vërtetë e FRESSH-it të Partisë Socialiste. Detyra jonë është ta mbajmë Fierin kryeqytetin e socialistëve. Dua t’ju them se kush zgjedh, të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos që të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe kush do të ndryshojë vendit e tij duhet të zgjedhë PS. Ka shumë arsye pse të zgjidhni por së pari pasi PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çënuar integritetin shqiptar.
Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por dua të ngremë themelet e reja të PS. Ndaj ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, është fituese sepse PS është sa më pranë njerëzve në nevojë”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




