31 vjet nga shembja e murit të Berlinit

Kanë kaluar plot 31 vjet që nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë.
Muri, ndërtimi i të cilit filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe i cili e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore, u shemb më 9 nëntor të vitit 1989. Gjermania u nda në dy pjesë, Lindje dhe Perëndim, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si “muri i turpit”, edhe pse kanë kaluar 31 vjet nga rënia e tij.
Procesi i reformave në ish-shtetet e Bllokut Lindor filloi me politikën për transparencë dhe ristrukturim (Glasnost dhe Perestrojka) të presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, dhe me këtë rast nën ndikim ra edhe Gjermania Lindore në vitin 1989.
Mijëra shtetas të Gjermanisë Lindore në verën e vitit 1989 filluan të ikin në Gjermaninë Perëndimore përmes Hungarisë dhe Çekosllovakisë. Nga ana tjetër, në Gjermaninë Lindore u rritën protestat kundër qeverisë. Dhjetëra mijëra persona që mblidheshin në Leipzig çdo javë, me sloganin “Wir sind das Volk” (Ne jemi populli), kërkuan ndryshimin e politikës së vendit. Demonstratat u përhapën në qytete të ndryshme të Gjermanisë Lindore.
Më 4 nëntor të vitit 1989, mbi 100 mijë njerëz u mblodhën në Sheshin Alexander në Berlinin Lindor, duke realizuar protestën më të madhe në historinë e Gjermanisë Lindore. Pas 28 vitesh, dy muajsh dhe 28 ditësh, “muri i turpit” u shemb më 9 nëntor, duke i dhënë fund edhe periudhës së Luftës së Ftohtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




