“3D” në RTSH- Nesho: Samiti i Diasporës, “Grand Show” i Ramës. Ndihej mungesa e Kurtit

Shqiptarët dhe rreziku i luftës në rajon është një nga temat e diskutuara sot në emisionin “3D”.
Në panelin e emisionit “3D”, gazetari Alban Dudushi e diskutoi temën me të ftuarit e tij me: ish- ambasadorin Agim Nesho, ekspertin për çështjet e sigurisë Neritan Alibali, Kreshnik Çollaku deputetin e PD-së, si dhe me analistin Pletor Nesturi.
Gjithashtu në fokus të diskutimeve nga paneli në studio, kanë qenë dhe mesazhet e Samitit të Diasporës si dhe mungesa e kryeministrit Albin Kurti në këtë aktivitet.
Sipas ish-ambasadorit Agim Nesho, “ndihej mungesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vetë rolin që ka pasur gjithë kësaj kohe si dhe qëndresën që ka bërë ndaj çështjes kombëtare”.
“Ka qenë një njeri me integritet, një njeri me iniciativë, nuk është përulur përpara presioneve. Kurti është njeriu që ndalin atë iniciativën më famëkeqe kundër shqiptarëve që ishte “Ballkani i Hapur” , që ishte Jugosllavia e re plus Shqipërisë”, u shpreh Nesho.
Por sipas ambasadorit do të ishte e nevojshme të ishte konceptuar si një kuvend i shqiptarizmit dhe jo një “Grand Show”.
“Kjo për mua është një “ Grand Show” nga Kryemionistri Rama. Në esencë trajtimi i diasporës nga qeveria e tanishme ka lënë shumë për të dëshiruar. Modeli më i mirë për këtë mund të ishte modeli izraelit, sepse duhet integruar jo vetëm një urë komunikimi ku ata janë rezidedent por për të fuqizuar mëmëdhenë me forca intelektuale dhe me aftësi prodhuese, etj”, nënvizoi ambasadori.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




