45 shtete firmosin marrëveshjen për ndëshkimin e krimeve ruse në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 40 vende të tjera, kanë nënshkruar një deklaratë politike për të punuar së bashku për ndëshkimin e krimeve ruse në Ukrainë.

Sipas 45 vende, përfshirë shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe Britaninë, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë nënshkruan deklaratën politike gjatë një konferencë në Hagë.

“Me rreth 23,000 hetime për krime lufte tani të hapura dhe vende të ndryshme drejtojnë ekipe, provat duhet të jenë të besueshme dhe të organizuara”, thanë zyrtarët.

Prokurori i ICC-së Karim Khan në një postim në rrjetin social Twitter deklaroi se takimi ministror i 14 korrikut trajtoi nevojën për koordinim, koherencë dhe nevojën për strategji gjithpërfshirëse.

“E vërteta e thjeshtë është se, ndërsa flasim, fëmijët, gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të moshuarit, jetojnë në terror. Kombe dhe gjykata të ndryshme punojnë për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme