“6 dhjetori nuk është pushim”, Rama për samitin BE-Ballkani Perëndimor: Masat e sigurisë shumë të rrepta, nuk negociohen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se data 6 dhjetor, dita kur Tirana pret liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor nuk është ditë pushimi.
Kreu i qeverisë pyetur mbi masat e sigurisë që do të merren në kuadër të samitit që do të mbahet në Tiranë, u shpreh se nuk negocion me askënd për këtë çështje. Sipas tij, masat e sigurisë bazohet në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Evropian kudo ku zhvillohen aktivitete të këtyre përmasave të mëdha.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi. Nuk ka asnjë ditë pushimi. Është lajm i rremë. Puna do vazhdojë normalisht. Sa i përket masave të sigurisë ato nuk negociohen me askënd. Bazohen në të gjitha standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Evropian kudo ku zhvillohen aktivitete. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në këshillin evropian prej shumë kohësh. Këto nuk janë çështje diskutimesh, janë masa shumë të rrepta sigurie, sidomos kur do vijnë të gjithë liderët e BE, siç nuk ka ndodhur kurrë”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




