60 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit, ambasada e SHBA-së publikon foto

Botë | 5 vite më parë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton 13 gushtin 1961 të vendosjes së murit të Berlinit. “Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: Ushtria e Gjermanisë Lindore kishte nisur ndërtimin e murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë, Muri i Berlinit u ngrit mbi ndasi historike disa dekada të vjetra. Një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra, Muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989”, shprehet Ambasada e SHBA-së.

Muri i Berlinit mbush sot 60 vite nga dita e ndërtimit të tij duke i vënë një barriere të ngurtë që do ndante jo vetëm Gjermanin, por do mbante gjysmën e Europës në errësirën e regjimit komunist.

Muri filloi të ndërtohej në 13 Gusht 1961 dhe mbaroi në datën 24 Gusht 1962. Muri u ndërtua nga Gjermania Lindore, dhe ndau Berlinin në dy pjesë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme