600 dyqane “Starbucks” rihapen në Shangai

Botë | 4 vite më parë

“Starbucks Reserve Roastery” i Shangait rifilloi punën pas një pezullimi dymujor. Deri tani, janë rihapur rreth 600 dyqane “Starbucks” në Shangai, ose afërsisht dy të tretat e dyqaneve të qytetit, raporton “Xinhua”.

“Afro 500 dyqane janë rihapur tashmë në ditët e fundit dhe kjo i jep ekipit tonë më shumë besim”, -tha Leo Tsoi, CEO-ja i “Starbucks China”.

Shangai, një qytet në linjë të parë të bumit të kafesë në Kinë, vlerësohet të ketë më shumë se 7000 kafene.

Vetëm “Starbucks” ka mbi 900 në qytet. Tsoi theksoi një dyqan i ri “Starbucks” do të jetë tashmë pjesë e distriktit Qingpu të Shangait.

“Rifillimi i funksionimit të dyqaneve ekzistuese dhe hapja e një të riu pasqyrojnë besimin tonë në tregun e konsumit kinez”, -deklaroi Tsoi.

Në vitin 2018, “Starbucks” njoftoi qëllimin e vet për të pasur 6000 dyqane në Kinë deri në fund të shtatorit 2022.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme