70 të arrestuar pasi tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njofton se 70 shtetas të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, janë arrestuar.
“Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Policia Rrugore lajmëron se “Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë”.
Policia Rrugore ndërkohë bën thirrje për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112, bëhet e ditur në njoftimin e Komisariatitë të Policisë Rrugore Tiranë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




