71.537 fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare për Mbështetje në Bujqësi

Ekonomi | 3 vite më parë

Në përfundim të kohës së aplikimeve për të përfituar nga skema Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024  numri i fermerëve qe kanë aplikuar eshte 71.537. Ministria e bujqësisë Anila Denaj shkruan në rrjetet sociale se fermerë, blegtorë, bletarë, grupe fermerësh dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor iu drejtuan skemës kombëtare për mbështetje duke synuar zhvillimin e më tejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja jonë. 

Tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve për ti dhënë përgjigje përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit. Për vitin 2024 Skema Kombëtare kishte  8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh. Pritoritet këtë vit kane fermerët  qe u  bashkuan në një grupim por qe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë financimin maksimal.

Gjithashtu këtë vit për here te pare pjese e skemës ishte edhe sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore . Nafta serish edhe këtë vit për te disatin vit  radhazi ishte pjese e skemës por me te vetmin ndryshim qe rimbursimi kalonin direkt ne llogari bankare. Sektori i bujqësisë ne vendin tone kontribuon rreth 19 % të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme