76 vjet nga kryengritja e Postribës/ Berisha: Shqipëria ende e rrezikuar nga monizmi i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka përkujtuar 76-vjetorin e kryengritjes antikomuniste në vend, atë të Postribës. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqipëria është ende rrezik, por kësaj radhe sipas tij nga monizmi i Edi Ramës.
‘Është një ndër i madh për mua t’iu përshëndes përzemërsisht të përulem me mirënjohjen më të thellë e të pakufishme para luftëtarëve të lirisë së Postribës. Vendosën t’i përgjigjen me një rezistencë të armatosur, një regjimi barbar i cili do vinte me një pushtim madhor në 44. Ky pushtim ishte i dyfishte aso kohe, ishte pushtimi diktatorial i Hoxhës dhe unë u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan partizanëve në veri, Mehmet Shehu i shkroi Enver Hxohës, se në kuptimin ushtarak Shkodrën e vendosën nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por krahas këtij pushtimi, Shkodran dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë, At Zef Pllumbi, përshkruan në librin e tij 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve, u hoq thtoë flamuri kombëtar aty ku ishte dhe u vendos ai Jugosllav. E vërteta tregon se në Shkodër tregohet se u vendosën e shërbimit famëkeq jugosllav që grabiste dhe zhdukte, nacionalistët e Shkodrës dhe të veriut. Kjo kryengritje ishte për liri për flamur kombëtar, e atdhetarëve e patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe padronët e tyre jugosllav.
Kanë kaluar 76 vite sot ne nderojmë figurat heroike të tyre, mbi 60 prej tyre u ekzekutuan. Mbi 1000 e ca banorë u internuan në kampet më të errëta e të zeza të komunizmit.
Sërish Shqipëria është në rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie të përqëndruar në duart e një cubi në duart e një krimineli, që vjedh, plaçkit dhe grabit, ky është Edi Rama” tha Berisha.
Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat e shumta komuniste në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




