76-vjetori i lindjes së Bill Clinton, Meta: I lumtur që bashkëpunuam për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar ish-presidentin amerikan Bill Clinton me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shpreh kënaqësinë për vitet me të cilat ka bashkëpunuar me Clinton në të mirë të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Shumë urime Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të shqiptarëve, me rastin e 76-vjetorit të lindjes. I lumtur të bashkëpunoja me të në të mirë të kombit tonë dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!  Shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë”, shkruan Meta. Bill Clinton shërbeu si president i 42-të i SHBA nga vitet 1993 deri në vitin 2001.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme