77 vite nga sulmi bërthamor në Hiroshima, Guterres homazhe në nder të viktimave: Duhet të veprojmë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka përkujtuar 77-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në Hiroshima. Me anë të postimi në rrjetin social Twitter, Guterres shkruan se në kujtim të viktimave duhet të zhduken njëherë e përgjithmonë armët bërthamore. Mësimet e nxjerra nga Hiroshima dhe Nagasaki, sipas tij, nuk mund të harrohen.

“Në Hiroshima sot, i bëra homazhe dhjetëra mijëra njerëzve të vrarë nga bomba atomike 77 vjet më parë. Ne nuk mund të harrojmë mësimet e Hiroshimës dhe Nagasakit. Ne duhet të veprojmë në kujtim të tyre dhe të fshijmë armët bërthamore nga faqja e dheut një herë e përgjithmonë”, shkruan Guterres.

Hiroshima u godit nga një bombë atomike më 6 gusht të 1945 nga SHBA, ndërsa Nagasaki u sulmua më 9 gusht të 1945. Qindra mijëra njerëz humbën jetën nga sulmet bërthamore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme