79-vjetori i Çlirimit, Begaj dhe Rama nderojnë të rënët: Ditë kujtese dhe sakrifice

Presidenti i vendi Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë nderuar të rënët për çlirimin e atdheut në Varrezat e Dëshmorëve.
Kur sot shënohen 79-vjet nga çlirimi i Shqipërisë, Begaj dhe Rama vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Sipas Ramës, kjo është “ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë”.

Gjithashtu, në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe personalitete të tjera politike të vendit, midis tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkaq, më herët, kryeministri Rama shpërndau edhe një video të cilën e shoqëronte me urimin për çlirimin e vendit.
“dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




