80 mln euro overdraft për energji elektrike

Kriza e energjisë elektrike ka detyruar kompaninë e shpërndarjes së energjisë OSHEE që të marrë 80 milion euro overdraft në bankat tregtare vendase, shkruan Euronews Albania.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka lidhur 8 kontrata kredie me 4 banka për blerjen e energjisë elektrike.
2 linja overdrafti u lëvruan në nëntor dhe 3 të tjera në muajin dhjetor.
Afati për shlyerjen e overdraftit është 1 vit.
Kjo kredi është pjesë e paketës së ndihmës që dha qeveria për sektorin energjetik pas rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet botërore.
Në total ekzekutivi miratoi një fond 200 milion euro për të garantuar borxhin e OSHEE, me synimin që kredia të kishte risk të ulët pagese dhe interesa të ulëta.
Interesi i overdrafteve për bizneset në nëntor dhe dhjetor ishte mbi 5 për qind, ndërsa bonot e thesarit me afat 12 muaj varionin mes normave 1,6 dhe 1,7 për qind.
Vetëm për gjysmën e dytë të vitit, OSHEE shpenzoi 228 milion euro për të siguruar energjinë kundrejt një çmimi 206 euro për megavat orë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




