8122 gra kanë kryer mamografinë falas nga janari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 8,122 gra kanë kryer mamografinë falas, afër vendbanimit, me gjithë kushtet e vështira të epidemisë.
Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçē, Shkodër, ndërsa në Tiranë kryhet në QSUT, në Maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë.
Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat janë në dispozicion të grave në zona ku nuk ka mamografi sipas kalendarit të ISHP, për të siguruar akses dhe mbulim me shërbimin e mamografisë në të gjithë vendin./ATSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




