9 mijë gra e vajza të ekzaminuara për gjirin në tetor

Sociale | 5 vite më parë

9 mijë gra dhe vajza u ekzaminuan për gjirin në muajin Tetor falë fushatës ndërgjegjësuese nga 13 mijë që bëhen gjatë gjithë vitit. Informacionin ministrja e shëndetësisë Manastriliu ja komunikoi kryeministrit Edi Rama në Belsh , ku edhe i prezantoi qendrën e fundit të rikonstruktuar në planin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore

Qendra shëndetësore e Belshit ështe e fundit në planin kombëtar të rikontruksionit të 300 qendrave  shëndetësore duke I ofruar kështu shërbime në kushte më të mira rreth 14 mijë banorëve të zonës. Manastirliu I tregoi kryeministrit  investimin dhe si ishte realizuar ai

Në oborrin e kësaj qendre ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme e cila ofronte diagnostikime të kancerit të gjirit për gratë e zonës. Kryeminstri mori informacion kështu edhe se si shkuan diagnostikimet në muajin Tetor, ku numri shkoi në 9 mijë nga 13 që bëhën gjithë vitin .

Faza e Dytë është planifikuar t’i kthejë të gjitha qendrat e tjera shëndetësore në të njëjtat parametra si 300 qendrat e rikonstruktuara. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme