9-mujori, investimet turke arrijnë 63 milionë euro

Investimet turke në Shqipëri shënuan vlerën 63 milionë euro, në fund të 9-mujorit 2021.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, pas Holandës dhe Italisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë, edhe pse investimet turke kanë pësuar rënie me 18% krahasuar me një vit më parë.
Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), ndërtim, telekomunikacion, tekstile, sistem bankar, logjistikë dhe shëndetësi.
Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë 11- mujorit 2021 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën 81 miliardë lekë.
Ndërkohë, bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8 % të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




