Kriza e çmimeve dhe përgjigja e shqiptarëve, nga rritja e interesave të kredive dhe deri tek mbështetja buxhetore

Ekonomi | 4 vite më parë

Një nga aktorët më të njohur financiarë ndërkombëtare,  banka JP Morgan lëshoi  këto ditë një alarm “apokaliptik” të lidhur me rritjen e çmimeve, nga ushqimet tek energjia. Drejtori ekzekutiv i shumëkombëshe të shërbimeve financiare amerikane ka dhënë alarmin e “një stuhie ekonomike”, “një uragani”, shtrirjen e të cilit askush nuk e di. JP Morgan po përgatitet me një qasje shumë konservatore për bilancin e saj”, thanë burimet e bankës. Parashikimet për të ashtuquajturin shtrëngim sasior, janë mjeti i përdorur nga bankat qendrore për të ulur sasinë e likuiditetit në ekonomi. Bankat qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse ka shumë para në sistem. Ata duhet të heqin një pjesë të likuiditetit për të ndaluar spekulimet, për të ulur çmimet e banesave dhe gjëra të tilla.

Indeksi i çmimeve të konsumit për produktet dhe shërbimet nuk pa parashikohet dot. Rritja e çmimit të lëndëve të para, veçanërisht në sektorët e ushqimit dhe energjisë sjell inflacionin në sfond. Konflikti më i keq evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, ka çmendur tregun e naftës, i cili sipas JP Morgan nis “në rrugën drejt rritjes deri në 150 ose 175 dollarë për fuçi”.

Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e çmimeve dhe të inflacionit. Shqiptarët bëhen më të varfër, sepse me të njëjtën sasi parash mund të vlejnë më pak produkte dhe shërbime.

Po inflacioni ka efekt zinxhir. Rritja e tij shoqërohet me rritjen e normës së interesit. Shqiptarët që janë kredituar nga bankat duhet të presin edhe një shtrenjtim të normës së interesit të kredisë së tyre. Rritja e inflacionit dhe rritje e njëkohshme e normës së kredisë është një goditje dyshe. Kreditë e shtrenjta mund ta frenojnë kërkesën për to, por ajo që është më e rëndësishme është përgatitja e bizneseve dhe e individëve për të menaxhuar kreditë ekzistuese. Ekspertët bankare kanë folur ditët e fundit për një mirëmenaxhim të portofoleve familjare.

Nuk ka ende deklarim për mbështetje buxhetore, edhe pse ajo nuk do të mund të përballonte rritjen e çmimeve. Rritja e të ardhurave në buxhet, që vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare dhe ajo brenda vendit dhe që përkthehet si vlerë neto e tatimit mbi vlerën e shtuar duhet të rikthehet sa më shpejt në buxhetet e shtresave në nevojë, sidomos pensionistëve dhe atyre me të ardhura të ulta.

 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme