Nafta arrin çmimin më të lartë në dy muajt e fundit, mbi 117 dollarë për fuçi

Ekonomi | 4 vite më parë

Nafta e papërpunuar Brent u rrit të enjten në nivelin më të lartë që nga fundi i marsit. Brent u rrit me 2.8% duke e çuar çmimin në 117.25 dollarë për fuçi dhe po brenda ditës arriti nivelin më të lartë, ku shkoi në 117.39 dollarë për fuçi, më i larti që nga 28 marsi.

“Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten dhe është e vështirë të shihet se si kjo nuk do të vazhdojë nëse vendoset një embargo e naftës,” tha Matt Smith, analist kryesor i naftës për Amerikën.

Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi në fillim të marsit, ndërsa nafta amerikane arriti në 130.50 dollarë për fuçi.

Çmimet e gazit janë në nivele rekord, megjithëse kanë filluar të ulen.  /CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme