Masat kundër pastrimit të parave, Raporti i Moneyval: Shqipëria mbetet në monitorim të zgjeruar

Ekonomi | 4 vite më parë

Shqipëria mbetet nën monitorimin e zgjeruar të Moneyval, një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave. Në raportin vjetor të vitit 2021, Moneyval thekson se vendi nuk ka shënuar përmirësime domethënëse në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve.

MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore” – shkruhet në raportin vjetor të Moneyval.

Në 2015 Shqipëria doli nga zona gri për tu rikthyer më pas në 2021 dhe vijon të mbetet në monitorim të për të plotësuar kuadrin ligjor dhe masat e nevojshme në përputhje me standardet e kërkuara në luftën kundër pastrimit të parave.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme