Balluku: Shqipëria jo vetëm qendër e furnizimit me gaz, por edhe kontributor në sigurinë energjetike të rajonit

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, në konferencën ku marrin pjesë investues strategjik nga SHBA dhe BE-ja në fushën e energjitikës, zbuloi sot projektin për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë, nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë. Në fjalën e saj Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon.
“Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit dhe Evropës, duke kërcënuar sigurinë energjetike. Projekti ynë, ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë, ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit. Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm. Sot, për shkak të pasojave të krizës energjetike, është e mundur dhe i zbatueshëm, por dhe çelësi fitues i këtij projekti. Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tone, e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz, por si një kontributor në sigurinë energjetike të rajonit, e pse jo të Evropës”, tha Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




