Konferenca/ Shqipëria në një perspektivë jo vetëm shqiptare, tregu rajonal i gazit

Ekonomi | 5 vite më parë

Më shumë se dy vjet më parë, në 5 shkurt 2020, Shqipëria mori në dorë një studim shpresëdhënës për tregun e saj energjetik. Departamenti Amerikan i Energjisë i ofroi vendit hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) në Evropën Qendrore dhe Lindore”, si dhe për studimin e prezantuar në atë kohë nga Ndihmës Sekretarin Winberg dhe Shoqata e Energjisë së Shteteve të Bashkuara.

Dy vjet më vonë, Konferenca e Gazit në Tiranë, në prani të të gjithë partnerëve të rëndësishëm të fushës, nuk ka folur vetëm për Projekti i Terminalit të lundrueshëm të furnizimit me LNG në gjirin e Vlorës  dhe shndërrimin  e tij në një projekt rajonal, por edhe më gjerë. Kompanitë TAP, Socar, Excelerate Energy dhe Exxon Mobil fofrojnë për një projekt ambicioz rajonal.

Po çfarë ka në detaje ky projekt, me aq sa është bërë i njohur për momentin?

Qeveria shqiptare ka nënshkruar në vitin 2021 një marrëveshje me dy kompanitë amerikane Exxonmobile dhe Excelerate Energy për riparimin dhe vënien në punë të termocentralit të Vlorës. Por marrëveshja nuk është ndalur këtu.

Burime zyrtare kanë konfirmuar për Televizionin Publik se marrëveshja përmban 3 pika kryesore: futjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Shqipëri, shndërrimin e TEC-it të Vlorës për të punuar me këtë gaz, si dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi, deri në shkallën e shpërndarjes në sasi të vogël. e gazit, duke e kthyer Vlorën në një treg rajonal.

Parë përtej marrëveshjes, studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar është vlerësuar si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, jo vetëm në strategjinë e diversifikimit të furnizimit me energji, por edhe sepse lidhet ngushtë me qëndrime  gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Pas transpozimit të Paketës së Tretë të Energjisë, Shqipëria ka vijuar me hartimin e një legjislacioni dytësor për tregut e gazit, që përputhet me aktet evropiane.

Masterplani për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, ku vlen të theksohet ambicia shqiptare për krijimin e një Depozitë Nëntokësore shumë e madhe, studim i cili është gati.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme