Pritet të rikthehet fasha e energjisë, Qeveria po përgatit vendimin: Familjet që harxhojnë më shumë se 700 kWh në muaj e paguajnë më shtrenjtë!

Ekonomi | 5 vite më parë

Kriza energjitike duket se ka detyruar qeverinë shqiptare të rikthejë fashën energjitike. 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, se energjia elektrike mbi  700 kilovat/ orë në muaj, do të paguhet më shtrenjtë.

“Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë I duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim, por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë”, ka thënë ministrja. Sipas saj sasia mbi këtë shifër do të paguhet me çmim tregu.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se çmimi në treg i energjisë është rritur ndjeshëm. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme