AKU bllokon mbi 43 mijë tonë produkte ushqimore të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se, gjatë muajit mars janë kryer në shkallë vendi 2903 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare, nga drejtoritë rajonale të AKU-së dhe 6883 kontrolle në pikat e kalimit kufitar.
Sipas AKU-së, inspektorët kanë marrë 776 mostra për analiza dhe kanë kryer 1774 analiza laboratorike, për standardet dhe sigurinë ushqimore të produkteve.
Nga kontrollet e kryera, për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë në total 31 masa administrative gjobë, që kapin vlerën e 4.7 milionë lekëve.
AKU njoftoi se gjatë këtij muaji ka asgjësuar dhe bllokuar mbi 43 mijë tonë produkte me origjinë shtazore dhe joshtazore, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




