Ibrahimaj: Rriten të ardhurat tatimore!

Rritja e ndjeshme e çmimeve gjatë vitit të shkuar dhe sidomos gjatë fillimit të këtij viti ka ndikuar mirë për arkën e shtetit.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi të martën se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore janë rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministrja Ibrahimaj tha se shifrat arrijnë në 1.9 miliard lekë. Megjithatë, kjo ka ndikuar në xhepat e qytetarëve, pasi prej disa javësh çmimet e karburanteve, por edhe produkteve bazë të shportës kanë pësuar rritje.
“Rritja ekonomike gjatë 2021 8.54%. Ka pasur një përshpejtim të rritjes. Shifrat e punësimit kanë mbështetur vijimin e ecurisë së aktivitetit ekonomik. Papunësia ka vijuar të shënojë rënie. Shkalla e punësimit ka vijuar të shënoje rritje.
Paga mesatare ka ndjekur të njëjtin trend. Ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e kaluar. Për treguesit e dy muajve të parë të vitit kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26%. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliard lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e rritjes së aktivitetit”, deklaroi Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




