Rritja e çmimeve, Tabaku: Qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të!

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi të premten ë Komisionin e Ekonomisë se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.
Gjatë diskutimeve për aktin normativ në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Tabaku u shpreh se Akti Normativ duket i cunguar sidomos në një situatë kur gjasat janë që kriza të përkeqësohet.
Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një vendim të duhur.
“Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe”, u shpreh ajo.
Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.
“Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqenëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”, tha Tabaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




