Fieri pika dalëse e gazit në Shqipëri, Avrami: Përfitimet e para pas përfundimit të ndërtimit të pikës dalëse që kërkon tre vjet

Në mes të një krize energjitike Evropa duket se ka gjetur rrugë shpëtimi për të ulur varësinë nga gazi rus nëpërmjet gazsjellësit TAP. Trans Adriatik Pipeline ka sjellë sasitë e para të gazit natyror nga fushat e Shah Denizit në vende të Europës Perëndimore.
Edhe Shqipëria është nyje e rëndësishme e këtij projekti por përfitimet konkrete do t’i ketë pas të paktën tre vitesh, kur të përfundojë ndërtimi i pikës së parë dalëse të gazit në Fier.
Projekti i gazjellësit TAP ka rëndësi jo vetëm për uljen e varësisë nga gazi rus por po ashtu do të ndikoj në një ulje drastike të çmimeve.
Gazjellësi Trans Adriatik Pipelinë kalon në Shqipëri në një gjatësi prej 215 km.
Pika e daljes në Fier konsiderohet si pika fillestare e zhvillimit të sistemit të transmetimit të gazit, më pas rrjeti do të zgjerohet në drejtim të qendrave të mëdha të konsumit. Paralelisht me pikën e daljes së gazit në Fier, një pikë e dytë do të ndërtohet edhe në Korçë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




