Rama: Biznesin e vogël do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë!

Qeveria do të mbrojë biznesin e vogël edhe nga rritja e çmimit të energjisë.
Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama publikoi tabelën e TVSH-së për biznesin e vogël në rajon, ku Shqipëria e ka 0 %, Bosnja dhe Hercegovina 17%, Kosova 18%, Mali i Zi 21%, Maqedonia e Veriut 18% dhe Serbia 20%.
“Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër për hir të së vërtetës”, shkruan Rama bashkangjitur grafikut.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




