Çmimet e karburanteve në Shqipëri thyejnë rekorde

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Shqipëri çmimi i karburanteve ka pësuar të shtunën një tjetër rritje,  duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë nafta dhe benzina po tregtohet me mbi 230 lekë për litër. 

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Të mërkurën karburantet tregtohej me mbi 192 lekë. 

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 120 dollarë për fuçi.

Në bursa nafta u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 120 dollarë për fuçi. Por këto lëvizje në tregun shqiptar reflektohen vetëm me rritjet e çmimeve. 

Që nga viti 2021, çmimi i karburanteve është rritur tetë herë.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, karburantet në vend janë shtrenjtuar me mbi 90 lekë për litër, ose mbi 50%.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme