Kredia për sektorin e turizmit, 260 milionë euro

Huaja e dhënë nga bankat për sektorin e turizmit shënoi rritje në fund të janarit të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, portofoli i kredisë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën 260 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 23.4%.
Masat lehtësuese të Bankës së Shqipërisë i krijuan mundësinë bankave të ristrukturonin një pjesë të huave ekzistuese në këtë sektor, duke i dhënë frymëmarrje subjekteve gjatë vitit 2020 dhe pjesës së parë të vitit 2021.
Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve.
Vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, por edhe ato në agroturizëm që po zhvillohen më së shumti. Këto investime janë nxitur nga lehtësitë fiskale por edhe të kreditimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




