Lufta në Ukrainë forcon euron ndaj lekut, monedha europiane po këmbehet me 123.07 lekë

Ekonomi | 5 vite më parë

Efektet e luftës në Ukrainë po ndihen edhe në kursin e këmbimit valutor. Gjatë kësaj jave leku ka humbur terren ndaj të gjithë monedhave kryesore, por veçanërisht në raport me euron.

Referuar kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të premten me 123.07 lekë dhe preku nivelin më të lartë në kursin e këmbimit me lekun që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve ky mbiçmim i shpejtë i euros është i lidhur direkt me krizën e çmimeve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka shtrenjtuar importet, ndërkohë që frika se ato mund të rriten edhe më shumë në të ardhmen po shtyn tregtarët drejt më shumë blerjeve.

Ekspertët thonë se kursi i euros ka hyrë në një spirale rritëse, njësoj si në fillim të pandemisë COVID- 19 ku konsumatorët nisën të blinin sasi të mëdha të mallrave të konsumit, duke i shtyrë tregtarët të importonin sasi të mëdha mallrash. Kjo krijoi kërkesë të madhe për valutë dhe mbiçmim të lartë të euros në harkun e pak ditëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme