Rriten sërish çmimet e naftës në tregjet botërore, kompanitë e mëdha braktisin Rusinë, rubla ruse vijon pikiatën

Këtë të mërkurë, nafta e papërpunuar Brent kaloi 110 dollarë për fuçi, duke u rritur me më shumë se 5.8% më e larta që nga fillimi i korrikut 2014.
Ndërsa papërpunuar e Teksasit Perëndimor të SHBA u rrit me gati 6% në 109.30 dollarë, më e larta që nga shtatori 2013. Kjo si pasojë e ndikimin të sanksioneve agresive kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Sipas analistëve ka ende hapësirë për rritjen e çmimeve të naftës sipas burimeve të Reuters.
Rritja e çmimit të naftës erdhi pavarësisht një marrëveshjeje globale për lirimin e 60 milionë fuçi rezervave të papërpunuara në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve dhe presionet në rritje inflacioniste.
Në tregun valutor, dollari u rrit me 1.88% kundrejt rublës ruse.
Dollari ishte gjithashtu më i fortë kundrejt jenit japonez , duke u rritur me 0.12% , ndërsa euro ra në 1.1112 dollarë.
Ari, i cili preku nivelin më të lartë në 18 muaj duke u rritur me gati 2% të martën për shkak të përkeqësimit të krizës.
Disa nga kompanitë më të njohura të Amerikës, duke përfshirë Apple, Google, Ford, Harley-Davidson dhe Exxon Mobil janë tërhequr nga Rusia duke dënuar dhunën.
Apple Inc kishte ndaluar shitjet e iPhone dhe produkteve të tjera në Rusi, duke shtuar se po bënte ndryshime në aplikacionin e saj Maps për të mbrojtur civilët në Ukrainë.
Firmat e teknologjisë duke përfshirë Google hoqën nga lajmet e tyre botuesit shtetërorë rusë dhe Ford Motor me tre fabrika të ndërmarrjeve të përbashkëta në Rusi – i tha partnerit të saj prodhues rus se po pezullonte operacionet në vend.
Prodhuesi i motoçikletave Harley-Davidson Inc pezulloi dërgesat drejt Rusine. Exxon Mobil Corp tha se do të ndërpresë operacionet në Rusi dhe po ndërmerr hapa për të dalë nga sipërmarrja Sakhalin-1, duke ndjekur hapat e gjigantëve britanikë të energjisë Shell Plc dhe BP, investitori më i madh i huaj rus.
Kufizimet nga perëndimi kanë goditur rëndë ekonominë ruse, me monedhën rubla që ka rënë deri në një të tretën në një nivel të ulët rekord.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




