Vendimi/ 7 banka ruse përjashtohen nga sistemi ‘SWIFT’, shpëton vetëm Gazprombank

Ekonomi | 5 vite më parë

Ambasadorët e BE-së kanë arritur marrëveshje për listën e bankave ruse që do të përjashtohen nga sistemi Swift. Lista përfshin shtatë banka dhe nuk përfshin Gazprombank, transportuesin kryesor për pagesën e gazit rus. Kjo për arsye se shtetet evropiane do të duhet të paguajnë gazin që marrin nga Rusia.

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë. Megjithatë, përmes kësaj platforme nuk bëhet transferimi dhe ruajtja e parave.

Shembull, nëse një kompani gjermane blen gaz natyror rus, ajo duhet të paguajë për një produkt të tillë. Ajo mund të transferojë para nga një llogari bankare gjermane në llogarinë e një firme ruse në një bankë në Rusi, duke vendosur numrin e llogarisë së pranuesit të parave dhe kodin SWIFT.

Kompania gjermane më pas dërgon një mesazh nga llogaria e saj gjermane përmes sistemit SWIFT në bankën ruse, duke thënë se transferi i parave po ndodh. Më pas, kur fondet arrijnë në mënyrë elektronike, kompania ruse mund t’i tërheqë ato. Përdorimi i kodeve të standardizuara për udhëzime të SWIFT-it u mundëson bankave që të bëjnë më shpejt pagesat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme