Nis aplikimi për Skemat Kombëtare të Bujqësisë, interes shumë i lartë nga fermerët

Ekonomi | 5 vite më parë

Në ditën e parë të Skemave Mbështetëse në Bujqësi ka pasur fluks fermerësh e blegtorësh që nxituan të bëhen përfitues të tyre. Madje për shkak të numrit të madh të aplikantëve për disa minuta pësoi rënie dhe sistemi e- albania. Pjesa më e madhe e aplikantëve janë të interesuar për të përfituar naftën falas.

Për kultivuesit në serra, këtë vit kusht është sipërfaqja prej 1 hektarësh, që sipas tyre i penalizon. Por ministria e Bujqësisë ka një sugjerim se si mund të kapërcehet ky ngërç.

Aplikimet e nisura të premten, me 25 shkurt do të shtrihet në një muaj, deri më 25 mars dhe bëhen në e-albania. Fondi i këtij viti është 3.2 miliardë lekë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme