Sejko: Prioritet stabiliteti i çmimeve, inflacioni mbetet sfida kryesore

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi seancën dëgjimore me Gent Sejkon, si kandidat për një mandat të dytë Guvernatori në krye të Bankës Qëndrore. Sejko shpalosi përballë deputetëve prioritetet e mandatit të dytë 7 vjeçar, ku kryefjalë kishte inflacionin e lartë.
“Është sfidë, çmimet do të rriten. Ne do të rishikojmë kahun e politikës monetare, qeveria ka planet e saj për politikën fiskale. Rritja e çmimeve është sfida kryesore e ekonomisë. Lufta në Ukrainë e implikon këtë situatë, ndikimi. Duhet të jemi alert me inflacionin… Rritja e çmimeve dhe kalimi i efekteve të pandemisë janë faktorët e rrezikut për 2022, ”tha Sejko.
Si rrallë herë, kandidatura e Sejkos ka marrë pëlqimin e të gjitha palëve politike në vend me vlerësime të larta për mandatin e tij të parë në krye të Bankës së Shqipërisë. E vetmja vërejtje erdhi nga deputetja demokrate Sorina Koti.
Gent Sejko ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë. Formula e përcaktuar në ligj kërkon dakordësi mes Presidentit dhe shumicës parlamentare.
Pas dekretit të Presidentit Meta, Parlamenti pritet ta votojë këtë të enjte Gent Sejkon si Guvernator të Bankës Qëndrore për 7 vitet e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




