Subvencion fermerëve të serrave me pagesa direkte deri në 600,000 lekë

Ekonomi | 5 vite më parë

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022,  do të subvencionojë fermerët e serrave me pagesa direkte deri në vlerën e 600,000 lekëve për dy sezone të mbjellash, njofton ATSH.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, subvencionimi nga shteti do të jetë me pagesë fikse për të mbuluar kostot e rritura të prodhimit nga ndryshimi i çmimeve të inputeve bujqësore, ndërkohë që në mbështetje të fermerëve, do të jetë përsëri këtë vit edhe skema e naftës falas.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022, adreson një buxhet 3.2 miliardë lekë që do të disbursohet brenda këtij viti për fermerët.

Skema përfshin pagesat direkte për fermerët nëpërmjet aplikimeve nga e-Albania, sipas parimit për zero dorëzim dokumentacion. Vetëm për fermerët që shpallen fitues iu kërkohet dokumenti origjinal për certifikatën e pronësisë.

Në fokus të skemës kombëtare janë edhe subvencionet që për herë të parë do të mbështesin sektorin e peshkimit, krahas sektorëve të tjerë që janë mbështetur tradicionalisht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme