Divjaka me hidrovor të ri, do të garantojë kullimin e 1400 ha toke bujqësore

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Divjakë është ndërtua një hidrovor i ri, me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, i cili  do të garantojë kullimin e tokave bujqësore.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky hidrovor. “Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Rama.

Hidrovori i ri, investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, do të mundësojë kullimin e tokave në perëndim të Divjakës, buzë lagunës e parkut, kurrë të kultivuara deri tani për shkak të ujërave në një nivel të lartë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme