BSH: Kërkesa e lartë rriti çmimet e produkteve, inflacioni do zbresë gjatë vitit 2023

Kriza e çmimeve pritet të jetë prezente deri në fund të vitit 2022. Gjithçka do të reflektohet në rritjen e kostove për familjet, ndërsa inflacioni do jetë mbi 3%. “Për vitin aktual, ne presim që inflacioni të jetë mbi objektivin 3%, në pasqyrim të niveleve të larta të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Stabilizimi dhe korrektimi i tyre – i parashikuar të ndodhë gjatë vitit 2022 – do ti hapë rrugë reduktimit të inflacionit drejt objektivit”, sqaron Banka e Shqipërisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni do zbresë në 3% në 2023, dhe vetëm atëherë pritet një stabilizim i situatës. Për të bërë të mundur rikthimin e inflacionit në normalitet, banka qendrore thotë se do të reduktohen stimujt mbështetës të politikës monetare dhe se mund të rishikohet në rritje norma bazë e interesit, edhe pse ajo përsëri do të jetë poshtë nivelit 1% deri në 2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




