APP kujton: Operatorët ekonomikë të bëjnë vetë deklarime të vërteta ose përjashtohen nga pjesmarrja në tendera deri në 3 vjet!

Ekonomi | 5 vite më parë

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka kujtuar operatoreve ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit, që të bëjnë vetë deklarime të vërteta ose në të kundërt, nëse verifikohet se kanë gënjyer, humbasin të drejtën për të marrë pjesë në garat me fonde publike.

APP ka nënvizuar se kjo vjen në kuadër të ndryshimeve ligjore që janë bërë, ku ndër të tjera një vendim i Këshillit të Ministrave sanksiononte kriteret për kualifikimin e operatorëve, ku përfshihej edhe vetëdeklarimi sipas një formulari standard.

Në çdo rast, autoriteti/enti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik, ose ti kërkojë operatorit sqarime dhe dokumente mbështetëse për këto sqarime, shprehet APP.

“Çdo vet deklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatoreve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për s’kualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak dhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik. Sa më sipër, APP sjell në vëmendjen e operatoreve ekonomikë që ofertojnë në procedurat e prokurimit të vet deklarojnë në çdo rast informacionin e saktë që i korrespondon gjendjes së tyre faktike” nënvizon APP.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme