Rama: Tuneli i Skërficës, së shpejti i vihet në shërbim Shqipërisë turistike!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë ditën e premte pamje nga tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
Në aksin Kardhiq-Delvinë, loti i pestë është plotësisht i përfunduar, ndërsa vijojnë punimet në lotet e tjera për të bërë të mundur përfundimin e plotë të kësaj vepre.
Tuneli i Skërficës, 1316 m i gjatë është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, me një gjatësi prej 33 km, ndërsa vetë rruga përbëhet nga 8 lote.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.
Rruga Kardhiq-Delvinë pritet të inagurohet në korrik të këtij viti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




