Rritja e çmimit të karburanteve, Meta: Tregues i kapjes së shtetit nga korrupsioni!

Ekonomi | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ju është bashkuar të premten shqetësimeve të Konfindustrias shqiptare, për sipas saj situatës tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

“Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta” shkruan zoti Meta në një status në Facebook.

“Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!” shkruan kreu i shtetit shqiptar.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare po bën të pamundurën që rritja e çmimeve të karburanteve të mos reflektohet në rritjen e çmimeve. 

Prej disa ditësh çmimet e karburanteve, benzinës, naftës dhe gazit në Shqipëri po shkojnë drejt 200 lekë për litër. Kjo situatë duket se po sjell një reaksion zinxhir në rritjen e përgjithshme të çmimeve në vend. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme