Portali Selfcare vazhdon të ofrojë shërbimin falas për të gjithë tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shprehur keqardhjen për sipas saj dezinformimin që është bërë në media ku hidheshin dyshime mbi ndërprerjen e fiskalizimi falas në Selfcare për të vetëpunësuarit e vetëm.
Administrata Tatimore sqaron opinionin publik se Portali Selfcare ofron shërbimin falas për të gjithë tatimpaguesit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe nuk ka pasur ndërprerje apo kufizim. Gjithashtu ajo njofton se nuk ka pasur asnjë ndryshim ligjor që kufizon të drejtën për përdorim falas të Portalit SelfCare.
Sipas VKM nr. 220 datë, datë 12.03.2020, i ndryshuar, përcaktohet se kategoritë e tatimpaguesve që mund të lëshojnë fatura nga portali SELFCARE janë:
1. tatimpaguesit me përgjegjësine tatimore të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin, të cilët plotësojnë njëkohësisht kushtet e mëposhtëm:
a. Nuk janë me përgjegjësinë e TVSH-së;
b. Kanë vetëm 1 vend të ushtrimit të aktivitetit;
c. Janë person fizik i vetëpunësuar i vetëm;
2. Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore (entet publike).
Administrata Tatimore njofton se për muajin janar 2022, nga portali Selfcare janë lëshuar 42 139 fatura nga 5464 subjekte, lëshues faturash sipas përkufizimit ligjor. Portali funksion normalisht, ndërsa nuk ka pasur asnjë ankesë për mosfunksionim të tij nga tatimpagues të cilëve u njihet e drejta për të lëshuar fatura, sipas VKM-së së sipërpërmendur.
Administrata Tatimore monitoron me shumë kujdes dhe përgjegjësi ecurinë dhe treguesit e procesit të Fiskalizimit, ndërsa fton tatimpaguesit që për çdo paqartësi dhe problematikë që hasin në lidhje me Fiskalizimin, t’i drejtohen Helpdesk-ut dhe Call center në numrin pa pagesë 0800 0002.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




