Rama: Qeveria po bën të pamundurën që rritja e çmimeve të karburanteve të mos reflektohet në rritjen e çmimeve!

Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare po bën të pamundurën që rritja e çmimeve të karburanteve të mos reflektohet në rritjen e çmimeve, ndërsa sipas tij një rritje pagash do të sillte falimentimin e ekonomisë si në kohën e Sudes.
Duke ju përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve në rrjetet sociale se rritja çmimeve të karburanteve duhet të sillte rritjen e pagash ai shkruan:
“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar me larg, ndërkohë që siç kam premtuar ne po mbajmë me shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart” shkruan Kryeministri.
Ndërsa në lidhje me rritjen e rrogave, Rama tha se ato nuk mund të rriten sipas dëshirës pasi do të sillte falimentimin si në kohën e Sudes.
“Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk behet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë te gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj si në kohën e Sudes, prandaj duhet pune e durim, për t’u ngjitur me këmbë ne toke s’ka asnjë rruge tjetër të sigurtë” shkruan zoti Rama.
Dy ditët e fundit, çmimet e karburanteve, benzinës dhe naftës në Shqipëri po shkojnë drejt 200 lekë për litër. Egziston frika se kjo mund të shkaktojë reksion zinxhir në rritjen e përgjithshme të çmimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




